Reshje të dendura dëbore në Shkodër, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra
14/02/2025 11:07
Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës.
Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët.
Gjithashtu në shumë fshatra ka pasur probleme me energjinë elektrike.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.
Top Channel