“Obama me shokë gabuan”, Trump dëshiron që Rusia të ribashkohet me G7-ën

14/02/2025 17:25

Presidenti Donald Trump tha se do të dëshironte ta shihte Rusinë t’i ribashkohej G7-ës, grup nga i cili u dëbua një dekadë më parë pas sulmit të saj në Ukrainë.

Kjo është një ide që Trump e përmendi shpesh herë mandatit të tij të parë, përfshirë gjatë një darke në vitin 2019 me liderët e tjerë të G7.

Megjithatë, që atëherë, Rusia ka nisur një pushtim të plotë të fqinjit të saj, duke thelluar izolimin global të Moskës dhe duke e kthyer G7-ën në një komitet drejtues të mbështetjes perëndimore për Kievin.

Trump duket se synon ta ndryshojë këtë. Ai pati një bisedë telefonike me Putin të mërkurën, duke thyer heshtjen 3-vjecare midis liderëve amerikanë dhe rusë.

Ai po ringjall idenë e tij për të ftuar presidentin rus Vladimir Putin përsëri në G7, duke e kthyer atë në G8, siç tha nga Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Do të doja t’i ktheja. Mendoj se ishte një gabim që i përjashtuam nga grupi. Nuk është çështje nëse të pëlqen Rusia apo jo. Ishte G8 dhe i’u thashë çfarë po bëni? Ju flisni vetëm për Rusinë dhe ata duhet të jenë në këtë tryezë”, tha Trump.

“Unë mendoj se Putin do donte të kthehej, Obama dhe disa njerëz të tjerë gabuan kur e përjashtuan Rusinë. Është shumë e mundur që nëse do të ishte pjesë e G8-ës, nuk do ta kishim problemin me Ukrainën”, vazhdoi Trump.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA