Skiatori që përfaqëson Shqipërinë! Botërori i skive në Austri, vendi ynë përfaqësohet në garë nga Deni Xhepa

13/02/2025 12:54

Për herë të parë Shqipëria në këtë kampionat botëror merr pjesë me një ekip të plotë meshkuj dhe femra.

Përveç Lara Colturit, kombëtarja jonë kishte 2 meshkuj, Deni Xhepa dhe Kevin Qerimi, ky i fundit u dëmtua rëndë në gju rreth 5 ditë më parë dhe ditën e djeshme u operua duke humbur të gjithë sezonin.

Ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet për meshkuj nga Deni Xhepa, me të cilin gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka realizuar një intervistë.

Ndërkohë në Kupën e Botës Xhepa nuk ka marrë pjesë asnjëherë, aty ku Lara Colturi ka arritur të ngjitet edhe në podium, rezultate këto që kanë motivuar ndjeshëm edhe sportistët e tjetër të kombëtares

Deni stërvitet nga vëllai i tij, si është të kesh trajner vëllain në një sport që është edhe i rrezikshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA