Që nga 14 shkurti i vitit 1998, Top Albania Radio do të hynte në historinë e Shqipërisë si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga Top Channel e DigitAlb.

Top Albania Radio mori liçensën e parë kombëtare për radiot private, duke hedhur brenda një viti një hap të rëndësishëm në suksesin e saj të padiskutueshëm. Sinjali i saj mbulonte 95% të territorit të vendit, kur radioja shtetërore 60-vjeçare mbulonte vetëm 75%.

Kjo radio transmetonte rreth 19 edicione informative flesh dhe muzikë bashkëkohore. Ajo iu imponua të gjitha moshave, për një arsye të thjesht: të rinjtë e gjenin veten aty, ndërsa të moshuarit, sepse donin të ndiheshin të rinj.

Transmetimet eksperimentale nisën që në janar të vitit 1998, ku transmetohej vetëm muzikë. Edhe transmetuesi i parë që mbulonte Tiranën dhe rrethinat e saj, u vendos pikërisht këtë muaj. Më pas, 14 shkurti ishte dita kur nisi transmetimi zyrtar dhe atë ditë, prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi tek dëgjuesit numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e Top Albania Radios nuk kanë pushuar asnjë çast, për t’u bërë pjesë të gjithë nga pak të “Radios me ngjyra në Shqipëri”. 27 vite plot dashuri, energji, muzikë bashkëkohore dhe po ashtu me hite nostalgjike që na rrënqethin edhe sot kur i dëgjojmë.

Ditëlindja e Top Albania Radio, përcjell emocione të ndryshme dhe zgjon kujtime të paharrueshme tek të gjithë shqiptarët e veçanërisht tek ata që radion e mbajnë gjithmonë ndezur. 27 vite plot dashuri, energji, muzikë bashkëkohore dhe po ashtu me hite nostalgjike që na rrënqethin edhe sot kur i dëgjojmë.

14 Shkurti përfaqëson Ditën e të Dashuruarve, si dhe ditëlindjen e Top Albania Radio! Pikërisht për këtë arsye kjo datë është kaq e veçantë!

Ejani të festojmë 14 Shkurtin së bashku! Shën Valentini bëhet edhe më i ëmbël me Top Albania Radio! Një ditë e mbushur plot aktivitete, DJ, muzikë, dhurata, karaoke, lojëra për çifte dhe për ju që jeni ‘single’, poçari, beer pong, kërcim në çift e shumë surpriza të tjera. Ejani më 14 Shkurt pranë Arena Center, nga ora 10:00 deri më 23:00! Mos e humbisni këtë ditë! 27 vjet TAR!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA