“Kush i nxori sekretet hetimore të Veliajt në tregun e sulmeve”? Zheji në “Top Story”: Mbështes punën e SPAK, por bie në sy Doktori që e quante organizatë kriminale, tani lavdëron prokurorin

13/02/2025 09:23

Në studion e “Top Story” teksa theksoi mbështetjen e tij ndaj SPAK dhe drejtësisë, analisti Artur Zheji u ndal te dosja e çështjes së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Zheji tha se dosja nuk duhet të rridhte nga ajo Prokurori, pasi sipas tij, sekretet hetimore që kanë nevojë për kontestime dhe shqyrtime, nxirren në “tregun e sulmeve të të gjitha llojeve”.

Vazhdoj të jem një mbështetës i SPAK, pavarësisht ngjarjes me Erion Veliajn. Një pikpyetje të madhe kam, ne përqendrohemi gjithmonë te Prokuroria, më habiti në këtë rast kush e rrodhi dosjen. Metoda e përdorur, këta thonë 5 mln lekë të reja apo të vjetra është kjo dosja kur del nga oficerët e policisë gjyqësore se e kanë biznes dhe e shpërndajnë. Duke nxjerrë dosjen dhe sekretet hetimore që kanë nevojë për kontestive, e ke nxjerrë në tregun e sulmeve e të gjitha llojeve. Një shifër që ka bërë xhiron e Shqipërisë. Nuk e komentoj drejtësisë”-u shpreh Zheji.

Analisti komentoi po ashtu jo vetëm ndryshimin e qëndrimit të kreut të PD Sali Berisha për SPAK dhe prokurorët e saj, por edhe të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit “theu traditën” e të mos komentuarit veprimeve të drejtësisë.

Bie në sy një rrokadë, sa i përket kryesisht dy personave, prokurori Olsi Dado dhe gjykatësi Bani. Olsi Dadon doktori ka dy konferenca shtypi që e veçon e lavdëron e quan të ndërgjegjësuar. Doktori e quante SPAK organizatë kriminale. Rama thotë e mbështes SPAK, por do ndaloj te përgjegjësia individuale e prokurorëve. Jemi në fushatë”-shtoi Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA