![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/deni-xhepa_sd-800x450.jpg)
E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine për femra duke dhuruar emocione të forta pasi për disa minuta qëndroi në vendin e parë.
Gjithsesi përballë kampioneve aktuale botërore dje olimpike ne moshë 18-vjeçare për Larën ky debutimin dhe për Shqipërinë shkoi mjaft mirë, duke fituar akoma më tepër eksperiencë për vazhdimësinë e saj nën ngjyrat kuqezi të befasojë këdo.
“Dua te them që jam shumë e kënaqur, në daljen e parë nuk bëra më të mirën, më pas në të dytën bëra më të mirën e mundshme dhe për këtë arsye jam shumë e kënaqur. Dua të theksojnë se kam qenë me temperaturë dhe jam ende tani, por do të përpiqem të pushoj edhe nesër dhe të bëjë më të mirën për garën e së shtunës. Sa i përket botërorit mund të them që është shumë ndryshe nga garat që bëj deri tani pasi ka një atmosferë të mrekullueshme me kaq shumë tifoz dhe të gjitha vajzat përpiqen të japin më të mirën e tyre. Jam shumë e kënaqur më çfarë arrita”, shprehet Lara Colturi, skiatore.
Tashmë do të jetë radha e Deni Xhepës në të nderojë flamurin kombëtar për meshkuj në garën e tij të së premtes. Ndërkohë që Lara Colturi mbyll daljen e saj në Sllallomin Gjigand për të provuar sërish pas dy ditësh në sllallom po këtu në kampionatin e botës në Saalbach të Austrisë.
Top Channel