Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram pas komenteve të Loredanës për lidhjen e tyre.

Pas daljes së Jozit me zarf të zi, Loredana theu kutinë e emergjencës që të merrte informacion nga jashtë rreth ish-banorit. Pas videos që i’u transmetua qe tregonte Jozin pa unazën e “martesës” në Fan Club, Loredana në lot tha: “Faleminderit për gjithçka Jozi, kam lënë mënjanë lojën time dhe jam fokusuar tek ti, por gjithçka paska qenë gënjeshtër”.

Një tjetër gjë që nuk la shije të mirë tek banorja ishte përgjigjja e Jozit kur u pyet se kush donte që ta fitonte këtë edicion të BBVA. Përgjigja e tij ishte e njëjtë me atë të G Banit, Danja dhe jo Loredana.

Pas fjalëve të banores nuk ka vonuar as reagimi i Jozit. Në llogarinë e tij në Instagram ai ka shpërndarë në InstaStory një foto të Loredanës me mesazhin: “Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë. Të lutem, qëndro ashtu siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija. LORI

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA