Njihet sot me masën e sigurisë, Ajola Xoxo futet në ambientet e GJKKO
12/02/2025 08:24
Ajola Xoxo, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë.
Sikurse duket nga pamjet e përcjellja nga gazetarja Anila Hoxha, Xoxa futet e vetme në Gjykatë teksa mban një çantë në krahë.
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.
Top Channel