“Mendoni se dinjiteti im vlen 112 mijë lekë?!”/ U mor nën hetim nga SPAK, Bushka para kolegëve socialistë: Me Ajolën e Erionin, kemi kaluar kalvar vuajtjesh

12/02/2025 09:45

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, në dëgjesën para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mohoi akuzat që e përfshijnë deputeten në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo u shpreh se asnjëherë nuk është thirrur nga SPAK dhe nuk është dëgjuar, ndërsa pretendon se lajmin se është marrë nën hetim, e mësoi nga mediat.

“Përfshirjen e emrit tim në çështjen e Veliajt, e kam dëgjuar nga mediat nëpërmjet një deklarate për shtyp të SPAK. Si person që i kam kushtuar jetën ligjit, kam punuar me përkushtim. Ngjarjet e fundit tregojnë se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga Kuvendi dh PS kanë fituar besimin e mjaftueshëm, duke na çliruar ne nga vendimi për të mos komentuar”.

Bushka sqaroi marrëdhënien me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.

“Në cilësinë e kryetares së Komisionit së Ligjeve, kam përgjegjësinë kryesore të ndaj fjalën time me ju dhe publikun. E njoh Ajolën. Erioni është miku im i fëmijërisë, kemi punuar bashkë. Me ta kam përjetuar kalvarin e vuajtjeve muajt e fundit. E kam mbështetur Ajolën si mike dhe kolege, me Erionin për shkak të angazhimeve kam pasur mundësi të flas më rrallë. Pas kontrollit të banesave dhe zyrave të Erionit, disa njerëz janë vënë në dijeni të një shqetësumi, se ata janë intimiduar dhe kërcënuar për t’u marrë dëshmi nën presion. Jo vetëm si e njohur, po dhe si njeri i ligjit, jam shqetësuar për shkeljen e disa të drejtave, përfshirë Ajolën dhe Erionin. Janë pyetur si persona nën hetim faktik, duke iu mohuar e drejta për t’u mbrojtur apo duke u detyruar të flasin dhe kundër vetes”.

Akuzat ndaj saj dhe bashkëshortit, Bushka i mohon dhe thotë se ka dokumentet që vërtetojnë të kundërtën. deputetja këmbëngul se është e pafajshme.

“Problematikat e kësaj çështjeje nuk janë në fakt një rast i izoluar. Vazhdimisht kemi shprehur kritika konstruktive, ku ka pasur rekomandime për forcimin e garantimit të procesit.

Sa i përket përmendjes së lidhjes sime apo bashkëshortit tim, në një projekt, është e vërtetë. Bashkëshorti im ka një biznes në formën e personit fizik, që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit, që prej viti 2006. Dhe i ka faturuar një organizate jofitimprurëse ‘Byla’, për shërbime hostimi, mirëmbajtje, faqe interneti, me një kosto rreth 16 euro në muaj. Faturimi total, për një periudhë disavjeçare arrin në shumën 112 mijë lekë, me faturë fiskale, të paguar në bankë për shërbime të kryera realisht. Të dokumentuara të gjitha, unë i disponoj dokumentet. Janë vetëm 112 mijë lekë. Kolegë, kaq vlen dinjiteti im? Si mund të mendohet një gjë e tillë. Si mund të balancohet kjo me koston e krijuar mbi emrin e dinjitetin tim të ndërtuar në një jetë të tërë. Po me familjarët e mi, prindërit e mi të moshuar, që sot dëgjojnë se vajza është nën hetim. Si t’ua shpjegoj fëmijëve dhe shokëve të tyre. Si t’ua shpjegoj se mamaja është e pafajshme derisa të provohet e kundërta dhe se prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë vetëm footnote në fund të deklaratës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA