![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/zef-preci_sd-800x450.jpg)
Rreth 400 afganë mendohet se strehohen sot në Shqipëri. Urdhrat ekzekutivë të Trump, duket se prekin edhe fatin e tyre.
Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me ta. Afganët e kishin kthyer Shqipërinë në një vend transit për të prekur ëndrrën amerikane. Fillimisht evakuoheshin nga vendi i tyre i origjinës për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik atje, qëndronin për rreth 1 muaj në vendin tonë dhe më pas largoheshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë ky proces përsëritej prej 4 vitesh pa ndërprerje dhe asnjëherë nuk kishin lindur probleme.
‘Fati 400 afganëve në Shëngjin është i paqartë dhe nuk e dimë nëse do i duhet edhe qeverisë shqiptare të ndërhyjë dhe ta zëri këtë vend që të mos kalojë në një krizë humanitare pasi ndihma amerikane është e për momentin e bllokuar’ u shpreh Fatjona Mejdini, Global Initiative.
‘Ngelet një pikëpyetje se çfarë do të ndodhë aktualisht me afganët ku shteti shqiptar është i paralizuar për shkak të vendimmarrjes së veta, do të duhet shteti shqiptar që kanë ngelur në territorin shqiptar jo si një pjesë e politikes shqiptare por si një pjesë e marrëdhënies me amerikanët’ u shpreh Gerti Shella, INFOCIP.
Situata ndryshoi krejtësisht dhe për afganët. Fluturimet e tyre drejt Amerikës tashmë janë pezulluar. Presidenti Trump do të marrë vendimin final pas 90 ditëve se çfarë do të ndodhë me kampe të tilla humanitare. Inside Story ka vizituar resortin ku ndodhen rreth 400 afganë, numër që ndryshon vazhdimisht nga java në javë.
Biseda me ta, nuk është aspak e lehtë, dukshëm të frikësuar dhe të pasigurte nga urdhrat e rinj të ekzekutivit të Trump dhe lajmet e reja që u shpërndahen nga brenda kampit.
‘Çdo gjë është e mirë, por ne jemi shumë të shqetësuar për të ardhmen. Nëse kjo situatë do të vazhdojë në këtë formë, ne do të përballemi me shumë probleme bazuar urdhrit ekzekutiv të Trump. Ne shpresojmë që të zgjidhet kjo situatë’ u shpreh emigranti
‘Kam një muaj këtu. Ndihem mirë, pasi policët janë shumë të mirë dhe kemi lirinë të shkojmë kudo nëpër Shqipëri. Kemi ushqim 3 herë në ditë dhe ndihemi shumë mirë këtu. Kam 7 persona në familje, unë, gruaja dhe 5 vajza’ u shpreh emigranti,
‘Mendoj se është java ime e dytë këtu. Është më mirë, nuk ka probleme, mund të shkoj kudo. Situata është shumë e keqe, nuk ka punë, prandaj kam ardhur këtu’ u shpreh emigranti nga Afgani
‘U bënë thuajse 28 ditë që ne jemi këtu. Është vend shumë i bukur, njerëz shumë të mirë, shumë mikpritës. Vend i bukur sidomos plazhi’ u shpreh emigranti nga Afgani
‘Ne jemi mirë këtu, por menjëherë, pasi presidenti Donald Trump mori pushtetin në Amerikë, e gjithë mbështetja për njerëzit që donin të emigronin atje u ndalua. Ne jemi të shqetësuar, të gjithë njerëzit që janë këtu janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre’ u shpreh emigranti nga Afgani.
Të gjithë afganët e intervistuar nuk kanë më shumë se një muaj në Shqipëri. Në fakt, ata nuk do të donin të qëndronin as kaq, por janë të detyruar. Një pjesë e tyre mund të qëndrojnë 4 muaj në Shëngjin, deri në momentin që të ketë një vendim të dytë nga qeveria Trump. Deri atëherë, duket se do të ketë vetëm stres për ta.
‘Kemi dëgjuar se bazuar nga urdhrat ekzekutiv të Trump çdo ndihmë si e jona është ndaluar dhe stafet po ashtu. Vetëm vendi dhe ushqimi që kemi këtu është mjaftueshëm. Nuk kemi asgjë tjetër. Të gjitha fluturimet janë ndaluar. Ata nuk kanë plane për fluturime të tjera dhe ne qëndrojmë këtu. Ne shpresojmë të rihapen fluturimet sërish dhe ne të shkojmë në Amerikë’ u shpreh emigranti nga Afgani.
Që prej kohës që kemi dëgjuar atë lajm nga Trump ne jemi shumë të pakënaqur dhe po mendojmë seriozisht për situatën. Gjatë gjithë kohës po mendojmë për këtë problem.
‘Të gjithë jemi konfuz për atë çfarë ka thënë Trump së fundmi. Mendoj se do të shkojmë në SHBA, pasi do të marrim vizat nga Amerika’ u shpreh emigranti nga Afgani.
‘Është pak zhgënjyese për të gjithë që janë në kamp, por është siç është, çfarë mund të them. Do të shohim se çfarë do të ndodhë’ u shpreh emigranti nga Afgani.
‘Shpresoj që SHBA-të të bëjnë diçka për ne, të na nxjerrin nga këtu, pasi ne nuk kemi vend për të jetuar, nuk kemi të ardhme. Është shumë e vështirë dhe na ka prekur shumë thellë mua dhe njerëzit e mi’ u shpreh emigranti nga Afgani.
Top Channel