Botërori i Skive, Shqipëria prezantohej me tre skiatorë! Dëmtohet njëri prej tyre, mbeten Deni Xhepa dhe Lara Colturi

12/02/2025 21:25

Nga data 4 deri më 16 shkurt 2025, Alpet Austriake janë shndërruar në kryeqendrën e Skive Alpine pasi Saalbach po pret edicionin e 48-të të Kampionatit Botëror të Skive Alpine FIS.

Kampionët olimpik Marco Odermatt, Clément Nowl, Mikaela Shiffrin, Lindsey Vonn dhe Sofia Goggia janë mes rreth 250 femrave dhe 380 meshkujve nga mbi 70 shtete të ndryshme që do të garojnë në dy javë emocionuese, me më shumë se 150,000 tifozë të skive që pritet të marrin pjesë në mbi 600 km pistash skijimi që ka kjo zonë.

Sa i përket kombëtares shqiptare, gazetari i Top Channel, Endi Tufa, raporton se në këtë Botëror përveç Lara Colturit, kampiones sonë të madhe që po shkëlqen këtë edicion të Kupës së Botës, do të marrin pjesë edhe djemtë tanë, të lindur e rritur në Itali aty ku stërviten.

Megjithatë sot pak ditë nga mbyllja e Botërorit ne do të garojmë vetëm me Deni Xhepen i cili e ka daljen e tij më 14 shkurt, ndërkohë që Kevin Qerimi 5 ditë më parë në një nga seancat stërvitore dëmtoi rëndë gjurin dhe u operua ditën e djeshme.

Gjithashtu më 13 shkurt në pistë do të zbresë për herë të parë edhe Lara Colturi në një nga kategoritë që do të marrë pjesë ku pritet shumë nga ajo për një medalje të parë historike në Botërorit e Skive, ashtu si po bën në Kupën e Botës në këtë edicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA