Gjatë orëve të vona të natës policia ka ushtruar kontrolle te befasishme ne qytetin e Peqinit.

Kontrollet janë ushtruar në makina dhe lokale me qëllim identifikimin e elementëve kriminalë apo zhvillimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme.

Në ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije për Top Channel se policia është hasur në rezistencë dhe kundërshti nga ana e personave të kontrolluar.

Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA