Ky është momenti kur një person i maskuar i vendos flakën një automjeti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pasi i vë flakën, nga pamjet e sigurisë është kapur momenti kur autori largohet me shpejtësi.

Zjarri i është vendosur makinës tip “Benz” në pronësi të një vajze ndërkohë që “Opeli” ka qenë parkuar pranë dhe ka marrë flakë dhe ai.

“Sot, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar, në pronësi të shtetases M. S. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë, në pronësi të shtetasit M. T.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA