![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-19.58.24-800x450.jpeg)
Eni Lena, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa disa vite më parë ishte pjesë e Top Channel si grimiere.
Sot ajo profesionin e vijon në emigrim ndërsa pati mundësinë të risjellë edhe njëherë imazhin e Parashqevi Simakut, të cilin ne e kemi njohur dikur.
Në një intervistë për Top Channel, Eni tregon më shumë për artisten e rikthyer në vëmendjen e publikut.
“Ishte fat të kisha për grim Parashqevi Simakun, ishte kënaqësi shumë e madhe. Dita kur ne lamë takimin për të ndryshuar imazhin e saj, për ta sjellë si në rininë e saj, ishte dita kur doli nga spitali. Punën e nisëm vonë, ishte ora 18:00 dhe na u desh gjashtë orë. Bëmë lyerjen e flokëve, prerjen, make up-in, për të cilin kam përdorur një teknikë me shumë dritëhije. Stiluam flokët për të dhënë atë baluken tipike të atyre viteve”, tregon Eni në intervistën me gazetaren Alma Demiraj.
Top Channel