Vrau Martin Canin pranë shkollës, Apeli rrëzon kërkesën për ndryshim mase të Mario Përlleshajt
10/02/2025 13:43
Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar sot kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi personal.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Mario Përlleshit për zëvendësim të masës.
14 vjeçari ndodhet në institutit të Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.
Top Channel