![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj_sd-800x450.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka tërhequr vëmendjen bashkive lidhur me publikimin e listat të zgjedhësve për parlamentaret e 11 majit.
Sipas KQZ-së, janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki, ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara, ndërsa informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.
Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025. Ndaj KQZ i kërkon bashkive të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Po ashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.
Top Channel