Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara ditën e sotme.
“Do të shpallim gjithashtu tarifat për çelikun të hënën. Çdo çelik që hyn në Shtetet e Bashkuara do të ketë një tarifë prej 25%. Edhe alumini”, tha Trump.
Ndërkohë ka ardhur reagimi nga Bashkimi Evropian, ku në një deklaratë për mediat thotë “BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e saj. Nuk do të përgjigjemi derisa të ketë sqarime të deatjuara pse më shkrim të masave”.
Më tej në deklaratë thuhet se “Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se Franca dhe partnerët e saj evropianë nuk duhet të hezitojnë të mbrojnë interesat e tyre.
Top Channel