Përndoqi një 14-vjeçare, arrestohet autori në Tiranë
10/02/2025 16:04
Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se ka përndjekur një vajzë të mitur.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.H. ka përndjekur një 14-vjeçare.
Ai u arrestua në flagrancë këtë të hënë, ndërkohë që vijojnë hetimet për çështjen.
Top Channel