Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia
10/02/2025 15:09
Është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët Bardh Spahisë i është komunikuar akuza e pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Top Channel