Pakt PD-PS, Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së pas shkeljes së ligjit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm

10/02/2025 12:43

PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion.

Vendimi u votua “pro” nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Medias.

Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do t’a dërgojë në seancë plenare për miratim.

Është gjetur me shkelje të rënda dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë me lejen tuaj dhe për shkak se këto janë me inciale, do kërkoja t’i lexonit në mënyrë individuale. Të jeni të bindur që të gjitha janë me shuma konkrete për shkelje që nga Këshilli Drejtues, orkestra sinfonike, te pagat, e me radhë të cilat janë shkelje që i kanë kushtuar edhe para buxhetit të shtetit.

Duhet thënë që Këshilli nuk ka pasur asnjë reagim nga shkarkimet e padrejta që janë bërë nga puna që sot janë në gjyqe. Nëse këshilli do zbatonte kompetencat e veta, kjo gjë do të ishte shmangur. Nuk mund të fshihen që nga fakti që një drejtor “X” bëri një zgjedhje se ata kishin të drejtë ta shkarkonin. Është në shkelje të kuadrit ligjor për funksionimin e tij duke cenuar imazhin e transmetuesit publik. Bazuar në nenin 115 trë rregullores Kuvendit, ne ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkim të anëtareve me ligj. Të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës për të shkaktuar 9 anëtarët e ngelur të këshillit drejtues, kryetarin dhe 8 anëtarët. Të ndjekim procedurën ligjore dhe tu japim të drejtën për tu dëgjuar vetëm apo me avokat si të kenë dëshirë para këtij komisioni për ti dhënë të drejtën dhe në më pas për ti shqyrtuar”-u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.

“Dua të prezantoj qëndrimin e deputetëve të maxhorancës që nuk bazohet vetëm në një ngjarje por qëndrim i konsoliduar, Bazohet në të gjitha argumentet faktet provat dhe të gjitha elementët që i kemi të parashtruara në raport. Nuk ka asnjë diskutim që këshilli drejtues në mënyrë të përsëritur ka shkelur ligjin dhe statutin, gjithë kuadrin ligjor. Në mënyrë të përsëritur. Ngjarja e fundit për zgjedhjen e drejtorit ishte pika e fundit që derdhi gotën pro shkelje dhe problematika, ka pasur në mënyrë të përsëritur dhe nuk është hera e parë që i vëmë në dukje por në çdo mbledhje që kemi zhvilluar për çështje për veprimtarinë e këtij institucioni. Ka pasur vërejtje nga të dyja krahët. Për sa i takon rastit më të fundit siç e përmendët, nuk janë respektuar hapat e procedurës, janë skualifikuar kandidatë që plotësonin kriteret. Nuk është respektua vota e fshehtë e të tjera. Është e dokumentuar që shumë prej anëtarëve të këtij këshilli janë në konflikt interesi. Nuk ka ndodhur në asnjë institucion që mos të prezantohet raporti. Këshilli drejtuesi i RTSH ka eliminuar dhe shmangur, të mos ushtrojë një detyrim me kushtetutë dhe ligj për të prezantuar raportin vjetor”-u shpreh Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA