![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, teksa deputetët e opozitës i kanë rënë tavolinës duke krijuar zhurmë dhe duke kërkuar të flasin jashtë procedure.
Berisha mori fjalën për procedurë, por nisi të fliste për zhvillimet e fundit, arrestimin nga SPAK të Erion Veliajt.
Më pas kryeparlamentarja i mbylli mikrofonin dhe ia dha fjalën deputetit të PS Petro Koço.
“Kjo nuk është për procedurë, fjalën e ka Petro Koci, bëhet gati Sali Berisha”, tha Spiropali.
“Çdo veprim që bën SPAK, juve u bën të ndiheni keq. SPAK sipas jush duhet të ishte një organizatë kriminale. Mund të vazhdoni të jetoni në normalitet në këtë Kuvend, që është zgjedhur nga qytetarët për të mbjellë normalitet, jo grushta e zjarrvënie”, tha Koçi.
Top Channel