Emri/ I dënuar nga Italia me 11 vite e 6 muaj burgim për organizatë kriminale, 60-vjeçari kapet në Vlorë
10/02/2025 08:40
Një 60-vjeçar i ndënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Italia, është arrestuar nga policia në Vlorë.
Fredi Arshi alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, me vendimin e datës 20.03.2018, e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”, sipas Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel