![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot një prej dy drejtuesit e fushatës së Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve si konsulent të opozitës për 11 majin.
Në një konferencë për shtyp Berisha tha se “Këtu jam para jush me Chris LaCivita kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
LaCivita është njeriu që pati fatin e madh ti drejtohet kombit amerikan nga Florida natën e shpalljes së fitores së Trump. Koalicioni ynë është i nderuar që një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së 11 Majit të jetë Chris LaCivita”.
Sipas tij “Ju mund të shtoni pyetjen se si ka mundësi që LaCivita pranoi kërkesën e PD. Përgjigjen e vërtetë e di LaCivita, por e vërteta është që opozita shqiptare si dhe Shqipëria ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, Soros dhe kukulla e tij Blinken, bënë në Shqipëri eksperimente tragjike, bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore”.
Top Channel