Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, tha para mediave se deri në orën15:00, dalja e qytetarëve në votime është 28.32%.
“Procesi po vazhdon pa probleme. Deri në ora 15;00 kanë votuar 558,246 qytetarë, apo 28.32%”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se në vitin 2021, deri në ora 15:00 kishin votuar 32% e votuesve, apo 567,934 votues.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
28 subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.
Mbi 940 qendra votimi janë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës u janë bashkuar vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që po ndjekin nga afër procesin e votimeve.
Top Channel