![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për parlamentin e ri, ku deri tani kanë votuar mbi 170 mijë qytetarë.
Ky proces u ndoq nga afër dhe nga ndërkombëtarët, teksa e ngarkuara e Punëve nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Ani Prattipati vizitoi qendrën e votimit Vuk Karagjiç në Zveçan.
Ajo pa procesin e votimit në këtë qendër, që vijon normalisht prej orës 07:00.
Pjesë e vëzhgimit në Zveçan ishte dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.
“Shumë njerëz do të vijnë që të votojnë. Unë dhe ekipi im po i ndjekim nga afër këto zgjedhje dhe po vrojtojmë qendrat e votimit. Dhe është e rëndësishme që vëzhguesit ndërkombëtarë janë këtu dhe po shohin se çfarë po ndodh. Në këtë fazë është e pamundur që të japë më shumë informacione”, tha ai.
Deri më tani, KQZ bën me dije se nuk janë raportuar për asnjë problem dhe procesi i votimit po ecën në mënyrën e duhur.
Top Channel