Edhe pse Kosova vetë është një vend i vogël, zgjedhjet parlamentare të saj, për historianin Konrad Clewing, kanë potencialin të kenë pasoja të mëdha në të gjithë Ballkanin,  madje edhe ndërkombëtare.

Për këtë arsye, është edhe mirë të mos injorohen shenjat e tyre paralajmëruese, sepse ato ofrojnë informacione rreth shkallës në të cilën projekti i shtetit të Kosovës mund të vazhdojë të kontrollohet nga jashtë – apo jo, nënvizon ai.

“Fushata zgjedhore ofron imazhe të qarta, edhe në lidhje me atë, se cila është mbështetja brenda shoqërisë për dialogun bilateral të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të trazirave aktuale ndërkombëtare, kjo ka të bëjë edhe me Europën në tërësi”, thotë historiani.

Si orientim shërbejnë flamujt e ndryshëm dhe simbolet kombëtare që partitë e Kosovës ua paraqesin votuesve.

Vendin kryesor për shfaqjen e flamurit e zë Lëvizja Vetëvendosje, paraqitjet e së cilës gjatë fushatës ishin tërësisht të përshtatura për Kurtin.

Premiera zgjedhore u zhvillua në mesin e janarit në qytetin e Gjakovës: në një sallë të mbushur plot, pjesëmarrësit valëvitën flamujt shqiptarë në tribuna dhe një tjetër në skenë nën sloganin gjigant zgjedhor.

Por asnjë gjurmë e flamurit shtetëror të dizajnuar sipas modelit të BE-së, thekson eksperti, i cili ka vënë re gjithashtu edhe një detaj tjetër: Menjëherë pas hyrjes së kryeministrit këndohej së bashku himni kombëtar shqiptar.

Me himnin, flamurin e stemën, mendon historiani, synohet pasqyrimi i karakterit multietnik të shtetit.  Paraqitjet e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë nga ana ikonografike më komplekse se ato të LVV-së, që janë “thjesht shqiptare”.

Mitingjet ashtu si edhe (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, më rajonale) e kanë traditën tek lëvizja guerile e viteve 1990, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Flamuri shqiptar ka hapësirën e vet këtu, por afërsisht në të njëjtën masë si e ka edhe flamuri i UÇK-së (në simbolikën e tij po ashtu “shqiptar”), si dhe flamuri i SHBA-së e ai zyrtar.

Po ta interpretosh shumën ikonografike, thekson Clewing: Shteti ka ndikimin shqiptar, “ne” luftuam për të dhe çliruam vendin.

Nga ana perëndimore, BE-ja nuk llogaritet, por SHBA, asaj i detyrohemi me falënderime për mbështetjen  e luftës në 1999 dhe me të cilët ne ndryshe nga Albin Kurti nuk duam të shkaktojmë telashe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA