Fotografoi votën, dërgohet në komisariat një person në Zveçan
09/02/2025 17:17
Mbi gjysmë milioni qytetarë me të drejt vote, tashmë kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë votuar.
Ndonëse procesi është duke shkuar pa ndonjë incident të madh, një rast i fotografimit të votës është raportuar në Zveçan.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat vendase se një person është dërguar në komisariat.
“Një person është sjellë në stacion në lidhje me fotografimin e votës. Pas konsultimit me prokurorin do të vendoset si do të veprohet tutje”, ka thënë Elshani.
Nga të dhënat e fundit nga KQZ deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 43.59% apo 3 mijë e 140 qytetarë nga 7 mijë e 203 sa kanë të drejtë vote.
Top Channel