![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-10-at-15_sd-800x450.jpg)
Me një fjalim me nota të theksuara patriotizmi dhe akuza të forta ndaj qeverisë, kryedemokrati zhvilloi në Romë takimin e parë me shqiptarët e Diasporës.
Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama kriminelë dhe mafiozë si El Chapo dhe Toto Riina, teksa tha se “kreu i qeverisë shqiptare ia dorëzoi qeverisë kriminelëve”.
“Çdo shqiptare dhe shqiptar patriot i lindin nënat për të dashur Shqipërinë. Kam ardhur me bindjen e plotë se i lindin nënat për t’i dalë Zot Shqipërisë. Sot, në zyrën e Kryeministrit, nuk është një qeveritar, nuk është një qytetar shqiptar, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Riina. Rama ia ka dorëzuar Shqipërisë krimin, atyre që krimin politik e quanin të dobishëm. Përdor krimin për të mposhtur shqiptarët sot.
Sot, Toto Riina shqiptar apo El Chapo shqiptar në krye të qeverisë, shumëzon me 0 qytetarët shqiptarë, pronat dhe pasuritë i ndan me trafikantët, i ndan me klanet e ti”.
Rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale, shtoi kryedemokrati, që akuzoi Ramën për largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai kërkoi votën e Diasporës, me premtimin se ‘do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve’.
“Këtë herë ka ndodhur që të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri. Me një mandat tjetër, Shqipëria nuk do të ekzistojë, do të kthehet në tokën e trafikantëve. Patriot do të thotë të kthehesh kundër qeverisë kur ajo shkelmon interesat e kombit. Duhet të ngrihet kundër këtij qeveritari që po shkatërron farën tonë. Me një gjenocid të butë të ushtruar nga Rama, shqiptarët në 10 vite humbën 40% të materies së tyre”.
Top Channel