“Dy orët në vijim janë vendimtare për katër vitet e ardhshme”, Kurti bën thirrje: Kush nuk ka votuar, të shkojë sa më parë

09/02/2025 17:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar këtë të diel.

Ai thekson se dy orët që kanë mbetur janë vendimtare për katër vitet e ardhshme në Kosovë.

Mesazhi i plotë i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA