Protesta e opozitës, reagon Rama: Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij…

08/02/2025 14:39

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e thirrur sot nga kreu i PD, Sali Berisha.

Në një reagim në “X”, Rama e quan ish-kryeministrin “buf stërplak i kënetës opozitare që del me kënetën e tij në protestë”.

Me nota ironie, Rama thotë se kjo protestë duhet përshëndetur, sepse “është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar”.

“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”-shkruan Rama në rrjetin “X”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA