Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë në Itali, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi jetën tragjikisht gjatë punës
Deputeti Haki Abazi, në një lidhje direkte për “Top Stroy”, tregoi arsyet se përse këto zgjedhje do e gjejnë krah partisë AKK dhe jo Vetëvendosjes.
Abazi renditi arsyet ku tha se raporti me ndërkombëtarët dhe me drejtësinë ishin shkaqet që ai braktisi partinë e drejtuar nga Albin Kurti.
“Unë kam hyrë në lëvizjen Vetëvendosje bazuar në një premtim elektoral programor që do përfundoj cikli i trancizionit të stërzgjatur në Kosovë dhe do kemi prioritete që janë të bazuara në vullnetin politik të votuesit, qytetarit të Kosovës dhe kjo gjë nuk ka ndodhur.
Në momentin e hyrjes në qeverinë e Kurtit 2, kursi ishte përplasje me bashkësinë ndërkombëtare, shpërbërje e të atyre që u arritën gjatë të të kaluarës, goditje e skeletorit privat dhe mbi të gjitha një politikë e majtë ekstreme që ktheu buxhetin e Kosovës në instrument të manipulimit dhe jo siç ishte premtuar në fazën e re që duhet të ndodhte në Kosovë. Më e rëndësishmja ishte premtimi për punë për drejtësi që nuk u realizuan, u spostuan në përplasje me sistemin e drejtësisë dhe në anën tjetër u vendos një standard i një angazhimi i pasinqertë me partnerët ndërkombëtar”-u shpreh ai në Top Story.
Top Channel