Aksidentohet në vendin e punës në Floq të Korçës, humb jetën shtetasi indian
08/02/2025 16:25
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Mësohet se viktima punonte pranë një gurore në këtë zonë, dhe është aksidentuar gjatë punës duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se ende nuk dihen rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.
Top Channel