VIDEO/ Mosha për të është vetëm një numër, Ronaldo realizon golin e parë si 40-vjeçar

07/02/2025 18:18

Vetëm pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 40-të, e cila duket se kjo moshë është vetëm një numër për yllin portugez.

Në ndeshjen e fundit me Al Nassr, CR7 realizoi një tjetër gol, duke shkuar kështu në kuotën e 924 realizimeve, teksa vijon “ëndrra” për të shkuar në 1000 gola.

Në takimin kundër Al Feiha, skuadra e portugezit arriti të fitonte 3-0, me dy golat e parë që erdhën nga sulmuesi më i ri, Jhon Duran.

në minutën e 74, Ronaldo vrapo drejt zonës, duke gjetur mjaft mirë një top të hedhur nga Boushal dhe më pas e çoi në rrjetë dhe duke siguruar kështu tre pikët e radhës për Al Nassr.

Kështu, Cristiano vazhdon të udhëheqë listën e golashënuesve në “Ligën Profesionale Saudite”, me 16 realizime, 2 më shumë se ish-shoku i tij te Real Madrid, Karim Benzema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA