Talebanët sulmojnë dhe pezullojnë stacionin e vetëm radiofonik të grave në Afganistan

07/02/2025 13:31

Talebanët pezulluan funksionimin e radiostacionit të vetëm kombëtar për gratë në Afganistan, duke thelluar përjashtimin e grave nga jeta publike dhe shoqëria që kur grupi mori pushtetin në vitin 2021.

Radio Begum me bazë në Kabul,një stacion i drejtuar nga gra me përmbajtje që synon edukimin e grave  thotë se oficerët ushtruan kontrolle në kryeqytet.

Oficerët “konfiskuan kompjuterë, hard disk, skedarë dhe telefona nga stafi i Begum, duke përfshirë gazetaret femra të Begum, dhe morën në paraburgim dy punonjës meshkuj të organizatës që nuk mbajnë asnjë pozicion të lartë drejtues”, tha stacioni në një deklaratë të martën.

Ministria konfirmoi më vonë pezullimin e stacionit, duke përmendur disa shkelje të pretenduara të “politikës së transmetimit dhe përdorimit të pahijshëm të licencës së stacionit”, duke përfshirë “dhënien e paautorizuar të përmbajtjes dhe programeve për një kanal televiziv me bazë të huaj”.

Reporterët pa Kufij (RSF), një grup i pavarur i të drejtave, dënoi pezullimin dhe kërkoi anulimin e tij të menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA