EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

07/02/2025 09:16

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me municion luftarak në automjet.

Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Elden Dushku, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik, policia sekuestroi pistoletën dhe municionin luftarak, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA