
Gara “Hill Climb-Trofeu Skënderbeu 2025” në Krujë, edicionin e 10-të të garës ndërkombëtare e fiton hungarezi Laszlo Szasz
07/07 20:36
Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian 2027 për moshat nën 21 vjeç.
Të enjten e 6 shkurtit u hodh dhe shorti kualifikues për këtë event, me Kosovën që mësoi kundërshtarët që do të ketë përballë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, FFK-ja zbuloi kalendarin që “Dardanët” e rinj do të luajnë për t’u kualifikuar në këtë turne. Gjithsesi, në postimin e bërë, shkruhet: “Kalendari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës U21, në ciklin kualifikues për Europianin U21 2027”, duke mos e përmendur askund Shqipërinë dhe Serbinë si organizatorë të këtij eventi.
Kosova është shortuar në Grupin A, së bashku me Spanjën, Finlandën, Rumaninë, Qipron dhe San Marinon.
Top Channel