“Rripi i Gazës, i kontaminuar”/ Zheji krahason Trump me Aleksandrin e Madh dhe Kolombin: Vizioni i tij…

06/02/2025 09:49

Analisti dhe gazetari Artur Zheji shprehet se mbështet idenë e presidentit amerikan, Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Teksa ishte i ftuar në “Top Stpry”, ai e krahasoi Trump me Aleksandrin e Madh dhe me Kolombin.

Në lidhje me Rripin e Gazës, Zheji u shpreh se është vend i kontaminuar, teksa shtoi se është “ferr pasi nuk mund të jetohet”.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Në Gaza është kryer pa diskutim sipas gjykatës së Hagës spastrim etnik. Haga e ka dënuar Netanyahun që të paraqitet për krime kundër njerëzimit. Në gjithë analizën, nuk i heq asnjë presje vendimit të Gjykatës së Hagës, por zgjidhja e Trump për çështjen e Gazës është një goditje…, është si veza e Kolombit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, kur i thanë të zgjidhte nyjën. Njerëzit tentuan, shkoi ai, e pa që nuk zgjidhje, e preu me shpatë dhe tha ‘unë jam Mbreti’.

Trump operon me këtë lloj moduli. Aty është një vend i kontaminuar, është një ferr pasi nuk jetohet. Me atë shpatën e Aleksandrit të Madh pret nyjën dhe thotë ta zgjidhje. Zgjidhjet janë gjithmonë të dhimbshme. Ndoshta është utopike kjo zgjidhje, por është vizionare. Ai do të heqë ‘bombën me sahat’.

Curri: E tha ai, do të fusë ushtrinë. E do bëjë biznes.

Zheji: Ku emigrojnë njerëzit? Të gjithë shkojnë në Amerikë? Kjo do të thotë që 1.5 mln njerëz në vit aplikojnë dhe…, njësoj si Perandoria Romake… Trump nuk ka hipokrizinë e pseudo të majtës e cila mundohet ta mbajë një vdekje të gjallë. Gaza është pa pronar. Ne jemi oksidet. Le ta merre Trump Greolandën.”, u shpreh Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA