Fitoi çdo gjë me Real Madridin, ish-ylli i “Los Blancos” tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur

06/02/2025 16:30

Ish-futbollisti i Real Madrid, Marcelo, është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

“Udhëtimi im si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për gjithçka”, tha braziliani në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Me një karrierë të gjatë në futbollin e luajtur, Marcelo fitoi çdo trofe me realin e Madridit, ku përfshihen 5 Champions League, 6 La Liga, 4 Kupa Bote për Klube dhe shumë të tjerë.

Mesazhet për të ishin të shumta, ku të gjitha klubet por edhe miqtë e tij i uruan më të mirat dhe e falënderuan atë për çfarë i kishte dhënë futbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA