Në mjaft raste, vihet re se këto ngjarje harrohen, proceset në drejtësi zvarriten pa fund dhe fëmijët shpesh herë me pasoja fatale nuk marrin drejtësi.
Shqipëria është tronditur së fundi nga disa raste të rënda kriminale ndaj të miturve dhe keqtrajtimeve të pësuara në institucionet e edukimit e më gjerë.
Në puntatën e kësaj të mërkure Inside Story do të risjellë disa histori të bujshme të fëmijëve që kanë humbur jetën në klinika, janë infektuar në spitale apo janë keqtrajtuar në kopshte private.
Çfarë ka ndodhur me hetimin e këtyre dosjeve dhe a është bërë drejtësi?
A janë hetuar këto raste deri në fund nga organet përkatëse?
Çfarë masash janë marrë për parandalimin e tragjedive të radhës nga institucionet…?
Top Channel