Shtetet arabe reagojnë pas komenteve të Trump, Katari: Do ta rindërtojmë Gazën ndërkohë që palestinezët jetojnë aty

05/02/2025 16:50

Vendet arabe po planifikojnë të rindërtojnë Gazën ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të jetojnë aty, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari.

“Ministrat arabë e bënë shumë të qartë, ne kemi planet tona për rindërtimin e Gazës, teksa palestinezët jetojnë aty”, tha ai.

“Unë nuk mendoj se është koha tani për të filluar komentimin e ideve specifike” -tha Ansari në përgjigje të një pyetjeje për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza gjatë rindërtimit të saj.

Ansari tha se fokusi duhet të jetë në vazhdimin e negociatave për një armëpushim të përhershëm në Gaza që do të zgjaste armëpushimin e përkohshëm mes Hamasit dhe Izraelit.

“Natyrisht, ne tani jemi mjaft të zënë me përgatitjen për fazën e dytë të negociatave, të cilat do të fillojnë shumë shpejt, e cila do të çojë në një armëpushim më të qëndrueshëm, që të fillojmë rindërtimin e Gazës dhe të kemi paqe të qëndrueshme në rajon”, tha ai

“Asnjë nuk mund ta bëjë këtë i vetëm, kjo duhet të jetë një përpjekje ndërkombëtare e udhëhequr nga vende si Shtetet e Bashkuara në mënyrë” tha Ansari për planet e pasluftës për Gazën.

Më herët, një zyrtar arab i tha CNN se plani i Trump për të larguar palestinezët nga Gaza dhe për të marrë pronësinë e rripit është “shqetësues”, por nuk ka asnjë ndikim në negociatat e armëpushimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA