Zbardhen detaje nga plagosja me thikë mbrëmjen e së martës në Korçë.
Sipas burimeve, i plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore në të cilën ndodhet.
Erkens Shtylla ndodhet në spital për shkak se ka 3 plagë në pjesën e barkut të shkaktuara me mjet prerës. Para grupit hetimor ai nuk ka qenë në gjendje të japë detaje rreth konfliktit, por ka identifikuar autorin ndërsa ka deklaruar se shkak është bërë shitja e një mjeti.
Ende nuk dihen rrethanat pasi dëshmia e të plagosurit do të merret në një moment të dytë e detajuar.
Në këtë moment ajo që pati rëndësi për grupin hetimor ishte pikërisht identifikimi i autorit i cili është shpallur në kërkim.
Vijon puna për kapjen e tij ndërkohë që i plagosuri pas përmirësimit do të japë edhe një dëshmi tjetër rreth përfshirjes në konflikt dhe rrethanave.
Top Channel