Mashtrimi me mikrokreditë dhe zhvatja e mijëra shqiptarëve, GJKKO lë në burg Arben Meskuti

05/02/2025 12:11

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskuti për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Meskuti , GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm.

Ai akuzohet për mashtrim me mikrokreditë dhe zhvatjen e mijëra shqiptarëve, përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA