Shqipëria është tronditur së fundi nga disa raste të rënda ndaj të miturve dhe keqtrajtimeve të pësuara në institucionet e edukimit e më gjerë.
I tillë ishte rasti i dhunimit në kopsht të vogëlushit Priam. Në pamje shihet qartë mënyra se si edukatorja Gërdani trajton fëmijët. Në videon ku shfaqet duke goditur një tjetër fëmijë veç Priamit, edukatorja e qëllon në mënyrë që ta detyrojë të mos lëvizë për t’u dërguar fotografi familjarëve.
Kjo ishte një rutinë, referuar dëshmisë së prindërve që konfirmojnë se u dërgonte video për tu treguar se sa mirë e trajtonte. Videoja e asaj dite dërguar prindërve, ndryshe nga ditët e tjera, nuk kishte audio. Pra, edukatorja e dërgoi pa zë për të mos u kuptuar të qarat e fëmijëve nga dhuna.
Në fakt, dhe në këtë rast, gjithçka do të mbetej në hije në rast se nuk do të vepronte dhe denonconte babai i Priamit, Lorenci. Ky i fundit tregon për Inside Story se si arriti të zbulojë skandalin e dhunës që po fshihej në kopshtin “Gledis” në zonën e Astirit. Ajo që do të zbulojmë më pas, është pak të thuash e frikshme.
‘Kam pasur komunikim me datë 21, kur kam komunikuar me fëmijën tim dhe kam kuptuar se është dhunuar. Jam munduar të kontaktoj me drejtoreshën, nuk është përgjigjur. Kemi folur në Ëhatsapp dhe drejtoresha më ka thënë se do ti shoh pamjet filmike të gjitha. I kemi parë disa pamje filmike, kam parë vetëm një pjese dhune. Kemi lënë takim pasdite me burrin e drejtoreshës, pronarin e kopështit, me Taulant Janën. Kam konstaktuar dhunë te shoku i Primait, kam parë pamjet e plota, kam parë dhe Priamin që është dhunuar nga edukatorja’ u shpreh Lorenc Rrapa, babai i Priamit.
Lorenci ka kërkuar takim me drejtuesit e kopshtit. Ndërkohë, aksionerja Merita Jana, duket se ka tentuar ta qetësojë dhe ta mbyllë ngjarjen pa shkuar në polici.
‘Drejtoresha më ka bërë politikë gjithë ditën, para se të shihja kamerat, pasi ajo ishte në dijeni, por nuk po më tregonte. Më tha se mund të ndodhi që një edukatore mund ti godasë fëmijët, donte të shfajësohej. Unë kam bërë kallëzim, por mos kallëzim krimi për pronarin dhe drejoreshën e kopshtit’ u shpreh Lorenc Rrapa, babai i Priamit.
‘Është goditur shoku i Priamit, aty kam arritur ta kuptoj se ka dhunë. Është goditur 2 herë shuplakë fytyrës. I kam thënë pronarit e sheh se çfarë ka bërë, më ka thënë nuk është fëmija yt, në rregull i kam thënë, ku është kallëzimi i parë që unë do të bëj për ty në Polici’ u shpreh Lorenc Rrapa, babai i Priamit.
Top Channel