Noah Kodheli është një tjetër fëmijë që duhet të vrasë ndërgjegjen e shumë institucioneve dhe personave. 3-vjecari humbi jetën në mënyrë tragjike dhe të pafat më 7 janar të vitit 2022.

I vogli ishte shoqëruar si çdo ditë tjetër nga babai i tij në kopshtin “Flatrat e Dijës”, në qytetin e Fierit. Mëngjesi i asaj date do të ishte dhe i fundit për vogëlushin.

Rreth orës 12:00, Redina Binjaku, ka vendosur fëmijët nëpër krevatet e tyre, ndërkohë që fëmijën Noah Kodheli e kishte lënë ulur në një karrige, ngjitur me krevatin e tij. Ka vënë në gjumë një fëmijë, i cili flinte me vështirësi dhe qante. Nuk linte fëmijët e tjerë të flinte. Ajo ka qëndruar pranë krevatit të këtij fëmije.

Në këtë moment, ajo ka humbur vëmendjen nga fëmija Noah Kodheli. Vogëlushi i ka shpëtuar syve të edukatores dhe ka zbritur një kat më poshtë. Ai ka shkuar në korridorin që të çon në dhomën e veprimtarive dhe ka hipur mbi raftin, ku vendoseshin këpucët e fëmijëve.

Në momentin që Noah ka tentuar të zbresë nga rafti, kapuçi i bluzës i ka ngecur në njërën nga varëset e rrobave dhe ai ka mbetur i varur me këmbët e lira dhe të pambështetura.

Dosja tregon me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur në kopsht, ndërsa edukatorja Redina Binjaku në momentin që ka kuptuar mungesën e fëmijës ka shkuar menjëherë poshtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me fëmijën.

Redina e ka gjetur të varur në varësen e rrobave me kapuçin e bluzës. E ka marrë në krah fëmijën Noah Kodheli dhe është përpjekur për ti dhënë ndihmën e parë. Binjaku e ka dërguar fëmijën në spitalin Rajonal të Fierit, ku është konstatuar se ka humbur jetën.

‘Rast që ngre pikëpyetje të mëdha me aspektin e verifikimit. Ne japim leje, licenca, më pas shteti nuk i ndjek pas nëse plotësohen kriteret. Jeta e fëmijëve tanë që ndjekin institucionet e parashkollore, nuk është në nivelin e duhur të mbrojtjes dhe sigurisë’ u shpreh avokati, Jordan Daci.

Shqetësimi që ngre avokati është i drejtë, pasi për rastin e Noah, masat janë marrë vetëm pasi ka ndodhur ngjarja fatale. Ministria e Arsimit ka vendosur heqjen e licencës për kopshtin, ndërsa përgjegjësia totale ka rënë vetëm mbi edukatoren Redina Binjaku.

Kjo e fundit, po aq viktimë e fatit të keq, pasi ndryshe nga Rudina Gërdani, tregonte përkushtim dhe sillej mjaft mirë me fëmijët. Madje, dhe Noah i ndjerë, kishte një marrëdhënie mjaft të mirë me edukatoren e tij. Pas procesit të zhvilluar në Gjykatën e Fierit u vendos dënimi me burg për edukatoren, por, problemi mbeti po aty.

Deklarimin fajtor të pandehurës Redina Binjaku për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, me uljen e 1/3 së dënimit, përfundimisht duhet të vuajë dënimin me 1 vit burg.

Institucionet e drejtësisë gjetën fajtore vetëm edukatore Redina Binjakun, ndërsa për drejtuesin e kopshtit, Viron Gega, nuk pati asnjë masë administrative, pavarësisht shkeljeve të rënda që u gjetën.

Redina Binjakut i kishin thënë se për shkak të arsimit që kishte mbaruar mund ta merrnin vetëm si ndihmës edukatore. Ky grup fëmijësh nuk ka patur edukatore dhe ajo kryente detyrën e edukatores dhe ndihmës edukatores. Pronaret i thonin që do të kishte shumë shpejt një edukatore, por që ende nuk kishte një të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA