TCH zbardh dosjen/ ‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata 22/08 21:00
Elseid Hysaj u kthye në një formë mjaft të mirë te Lazio, duke shkëlqyer me asist në ndeshjen e fundit kundër Cagliarit në kampionat.
Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mjaft mirë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare në këtë takim, pasi u largua nga dusha duke çaluar.
Nga testet e fundit mjekësore në klubin bardhekaltër, është zbuluar dhe shkalla e tij e dëmtimit.
Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit të Lazios, Hsyaj do të mungojë 30-40 ditë.
Kjo do të thotë se ai rrezikon dhe grumbullimin me Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e muajit mars kundër Anglisë dhe Andorrës.
Top Channel