“Bie ndesh me historinë e kombit amerikan”/ Gjykatësja federale bllokon urdhrin e Trump për ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA

05/02/2025 18:03

Një gjykatëse federale ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që kërkon t’i japë fund ligjit të nënshtetësisë për fëmijët që lindin atje, duke thënë se bie ndesh me historinë 250-vjeçare të kombit tonë.

Urdhri paraprak mbarëkombëtar nga gjyqtarja Deborah Boardman është një vendim domethënës kundër urdhrit ekzekutiv të ditës së parë në drejtimin e Trump, i cili u përball me sfida ligjore dhe u pezullua disa ditë më vonë nga një tjetër gjyqtar.

“Urdhri bie në konflikt me Amendamentin të 14-të, bie ndesh me vendimin 125-vjeçar të Gjykatës së Lartë dhe bie ndesh me historinë 250-vjeçare të kombit tonë”, tha Boardman gjatë një seance dëgjimore.

“Asnjë gjykatë në vend nuk e ka miratuar këtë vendim të Presidentit. Kjo gjykatë nuk do të jetë e para që e bën”, shtoi ajo.

Çështja në fjalë u soll në Maryland nga pesë gra shtatzëna, foshnjat e të cilave mund të ndikoheshin nga urdhri i Trump dhe dy grupe të të drejtave të emigrantëve. Boardman, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, tha se urdhri duhej të zbatohej në mbarë vendin.

“Qeveria nuk do të dëmtohet nga një urdhër paraprak që e pengon atë të zbatojë një urdhër ekzekutiv që mund të jetë anti-kushtetues”, përfundoi ajo.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta