Zyrtare! UEFA merr vendimin, Shqipëria dhe Serbia do organizojnë bashkë Kampionatin Europian 2027 të U-21

04/02/2025 15:29

Tashmë është zyrtare! Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Në secilat vende do të luajnë tetë skuadra. Ndeshja hapëse është programuar të luhet në Beograd, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Tiranë.

Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.

Dy vendet organizatore, Shqipëria dhe Serbia, do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA