Vetëm një ditë më parë, Donald Trump po nxiste një luftë tregtare në shumë fronte, me Kanadanë, Meksikën dhe Kinën që do ta çonte ekonominë globale në një situatë të paprecendentë.
24 orë më vonë tarifat kundër fqinjëve dhe partnerëve tregtarë më të afërt të Amerikës janë u shtynë për 30 ditë.Por tarifat prej 10% për të gjitha importet e mallrave nga Kina ka hyrë në fuqi, dhe Pekini është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Cilat janë pasojat e mundshme ekonomike të këtyre lëvizjeve dhe a mund të kthehet kjo në një luftë më të gjerë tregtare?
Kina tashmë është subjekt i tarifave të SHBA-së dhe ka qenë që nga mandati i parë i Trump. Por natyra e përgjithshme e taksave të reja të sotme nga Shtëpia e Bardhë për çdo mall të importuar nga Kina është e re dhe domethënëse.
Hakmarrja e premtuar e Pekinit për tarifat është shumë më pak gjithëpërfshirëse. Megjithatë, hakmarrja çon në një përleshje kokë më kokë, ku vendi që po tarifohet mendon se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjet për t’u treguar qytetarëve të vet se nuk mund të shtyhet nga një fuqi e huaj.
Trump ka përdorur pothuajse çdo justifikim për tarifat, nga rritja e të ardhurave nga taksat deri tek rritja e prodhimit amerikan. Por një gjë që është e dukshme është se presidenti i ri i konsideron ato si një mënyrë për të detyruar kombet e tjera të bëjnë atë që ai dëshiron.
Megjithatë, problemi me Shtëpinë e Bardhë që përdor kërcënimet tarifore në këtë mënyrë është se nëse vendet e tjera nuk tërhiqen Trump mund të ndiejë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse ti çojë deri në fund kërcënimet ose rrezikon të humbasë besueshmërinë para amerikanëve.
Kjo dinamikë me rrezik të lartë është arsyeja pse shumë analistë dhe ekonomistë nuk janë aspak të kënaqur nga mënyra se si kanë rrjedhur gjërat me Meksikën dhe Kanadanë këtë javë.
Arsyeja tjetër që shumë ekonomistë i frikësohen tarifave të Trumpi është ndikimi që mund të kenë në investimet dhe bizneset. Firmat amerikane të makinave kanë një bazë industriale të integruar thellësisht në të gjithë Amerikën, Meksikën dhe Kanadanë. Pjesët e automjeteve i kalojnë ato kufij disa herë në procesin e montimit të një automjetit.
Vendosja e tarifave 25% për secilën prej këtyre lëvizjeve do të ishte katastrofike për këto biznese. Këto tarifa janë pezulluar për momentin, por është shumë e vështirë të shohësh drejtuesit e kompanive amerikane të kësaj industrie ose kanadezë të bëjnë investime të mëtejshme në këto rrugë furnizimi ndërkufitar.
Kjo do të ketë implikime negative për produktivitetin e tyre dhe për pagat e punonjësve të tyre në të tre vendet. Pikëpamja e shumë ekonomistëve është që këto zinxhirë furnizimi ndërkufitar i bëjnë këto firma më produktive dhe kjo rrit pagat e punëtorëve amerikanë të cilat do të ishin shumë më të ulëta nëse këto pjesë do të prodhoheshin vetëm në Amerikë.
Të njëjtat efekte zbatohen në shkallë globale. Në dritën e kërcënimeve tarifore të Trump kundër Bashkimit Evropian, sa firma amerikane ka të ngjarë të vazhdojnë me investimet e planifikuara në Evropë – dhe anasjelltas?
Vende si Vietnami dhe Malajzia përfituan në mënyrë indirekte nga tarifat amerikane të vendosura ndaj Kinës në mandatin e parë presidencial të Donald Trump, pasi kompanitë shumëkombëshe zhvendosën prodhimin jashtë Kinës në territoret e tyre për të shmangur taksat dhe për të vazhduar eksportin në Amerikë. Por, çfarë ndodh nëse Trump tani kërcënon me tarifa edhe kundër tyre?
Pasiguria e madhe që kërcënimet tarifore të Trump kanë injektuar në ekonominë globale tashmë kanë filluar ta bëjnë dëmin e tyre.
Top Channel