Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit, sipas NBC News.
Urdhri vjen pas premtimeve gjatë viteve të fushatës nga Trump për të shfuqizuar Departamentin Federal të Arsimit.
Në shtator 2023, Trump postoi një video në mediat sociale duke thënë: “Një gjë tjetër që duhet të ishte bërë shumë më herët është mbyllja e Departamentit të Arsimit në Uashington DC dhe kthimi i fuqisë për vendimmarrje në arsim tek instancat shtetërore.”
“Në total shoqëria amerikane shpenzon më shumë se 1 trilion dollarë në vit në sistemet e arsimit publik, por në vend që të jemi në krye të listës, ne jemi fiks në fund”, tha Trump gjatë fushatës.
Megjithatë, presidenti Donald Trump nuk mund të shfuqizojë menjëherë një agjenci federale pa miratimin e Kongresit.
Top Channel