Shpallja e Laertit dhe Rozanës si të paftuarit e dasmës së Jozit dhe Loredanës ka sjellë debat të ashpër mes tyre në spektaklin e sotëm.

Jozi tha se arsyeja e vetme ishte sepse “tradhtarët dhe armiqtë” nuk ftohen në dasmë, ndërsa një përgjigje e fortë u dha nga Laerti dhe Rozana.

Pjesë nga debati:

Jozi: Tradhtia që më ka bërë Rozana. Më ka thënë me pabesinë, të fala sa të gjej pa armë pastaj të ngul thikën. Këtë ma ka bërë Rozana prandaj nuk e doja në dasmën time. Laerti u mundua të hapte plagë të vjetra, kështu që armiku nuk vjen në dasmën time.

Loredana: Rozana bën imitime dhe përqeshje. Laeri hapi plagë, përdori këtë armë për të më dalë kundra.

Laert: Nuk është në traditën e shqiptarit të mos ftojë njerëzit. Në dasma e morte hapet dera, falet edhe gjaku. Jozi ka probleme kujtese, i futet dhe del shejtani. Mëngjesin e asaj dite po kërcenin me tigan. Po kërceje me mua pastaj u bëra armik. Jozi po bindte Valbonën te dilte me mua në darkë, pasi Valbona tha jo, erdhi në dhomë më kërcënoi dhe fizikisht. Unë e kam mbrojtur Loredanën, por sipas tyre unë qenkam burrë i poshtër. Unë thash bërë gabim që nuk i dhe dorën atij burri fisnik. Ti i ke thënë vajzave që ndjen presion dhe nuk bën lojën tënde. Atë burrë fisnik do e respektoj, të tha distancohu.

Loredana: Nuk të kam thënë ndonjëherë që të kam armik, ama kjo ishte dasmë e përbashkët.

Laert: Në darkë Jozi u kujtua që jam burrë i poshtë. Kjo nuk ka koherencë

Loredana: Ishte dasmë e përbashkët, nëse ai thotë jo, nuk ua kam nevojën në dasmë

Laert: Qëndro Loredana Brati për hir të atij burri se rrezikon të bëhesh Lozina.

Rozana: Ka dy anë medalja. Atë ditë thanë nuk ju ftojmë për moshën se jemi pensionistë ne për Jozin dhe tjetra për nominimin. Unë qenkam armiku i Jozit, nuk po e them fjalën që ka thënë ai dhe unë e fala Jozin. Nuk di të komunikojë dhe nuk duhej të ishte falur. Ka vazhduar me ofendime dhe vajzat dhe gratë

Loredana: E kupton se çfarë me keni bërë mua ti dhe grupi jot? Rozana tha nuk më intereson kjo dasmë dhe po bënte plane për ta shkatërruar

Rozana: Asnjëherë! Po më akuzojnë dhe për grup. Këta janë ndryshe gjatë qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe në prime, kanë dy fytyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA